Sindikalistët e RTK-së protestojnë të enjten
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka lajmëruar se do të protestojnë të enjten, me 13 nëntor. Protesta do të zhvillohet në ora 11:15, para objektit të RTK 1, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: SPERTK ju fton në protestë – e enjte, 13 nëntor, ora 11:15 Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) organizon protestën e dytë…
Lajme
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka lajmëruar se do të protestojnë të enjten, me 13 nëntor.
Protesta do të zhvillohet në ora 11:15, para objektit të RTK 1, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
SPERTK ju fton në protestë – e enjte, 13 nëntor, ora 11:15
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) organizon protestën e dytë me radhë të enjten, më 13 nëntor 2025, para objektit të RTK 1, në ora 11:15.
Ftojmë të gjithë punëtorët e RTK-së të marrin pjesë në mënyrë masive.
Kanë kaluar gati dy javë pa paga, ndërsa Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e situatës.
SPERTK paralajmëron se, nëse edhe pas kësaj proteste nuk ka reagim institucional, do të pasojë greva e përgjithshme.
Ftojmë gjithashtu mediat që ta mbulojnë dhe ta mbështesin këtë protestë, e cila ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave ligjore dhe dinjitetit të punëtorëve të RTK-së.
Kryesia e SPERTK-së./lajmi.net/