Murati me gjitha forcat në orët e fundit bën thirrje për pjesëmarrje në votime: Prishtina nuk lejon pazare nën tavolinë
Deputeti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë sot një thirrje publike për qytetarët që ende nuk kanë votuar, që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në një postim në Facebook, Murati ka shprehur mbështetjen e tij për Hajrullah Çekun, duke shkruar:…
Lajme
Deputeti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë sot një thirrje publike për qytetarët që ende nuk kanë votuar, që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në një postim në Facebook, Murati ka shprehur mbështetjen e tij për Hajrullah Çekun, duke shkruar:
“Prishtina është ❤️🔥 Prishtina nuk lejon pazare nën tavolinë. Dilni e votoni kushdo që nuk ka votuar ende. Mos e leni për orën e fundit kur mund të ketë radhë e ju bjen me pritë.”/Lajmi.net/