Nga komuna në komunë- Kurti s’i ndal vizitat nëpër Kosovë ditën e zgjedhjeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një turn të vizitave në komunat ku po garojnë për kryetar kandidate të kësaj partie. Fillimisht, ai pasi kishte hedhur votën në kutin e votimit, në Prishtinë, për një kafe u ndalë me kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku. Më pas duket se ai për…

Lajme

09/11/2025 14:41

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një turn të vizitave në komunat ku po garojnë për kryetar kandidate të kësaj partie.

Fillimisht, ai pasi kishte hedhur votën në kutin e votimit, në Prishtinë, për një kafe u ndalë me kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku.

Më pas duket se ai për vizitë i ka shkuar edhe kandidati për kryetar në Komunën e Fushë Kosovës, Valon Prebreza. Kjo shihet nga fotografitë që ka publikuar Prebreza.

Kjo nuk ishte e vetmja, Kurti shkoi edhe në Vushtrri. Atje në garë me PDK-në, është kandidati i Vetëvendosjes, pra partisë së Albin Kurtit, Sylejman Meholli.