Ora po shkon drejt 14:00, në një qendër në Viti e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës vetëm 9 qytetarë

Në qendrën e votimit me numrin më të vogël të votuesve në Viti, më saktë në shkollën “Ndre Mjeda” deri më tani kanë votuar 9-të votues. Menaxheri i kësaj qendre të votimit Feriz Zeneli tha se procesi zgjedhor ka shkuar pa asnjë problem. “Procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë pa kurrfarë votimit, deri tash në…

Lajme

09/11/2025 13:16

Në qendrën e votimit me numrin më të vogël të votuesve në Viti, më saktë në shkollën “Ndre Mjeda” deri më tani kanë votuar 9-të votues.

Menaxheri i kësaj qendre të votimit Feriz Zeneli tha se procesi zgjedhor ka shkuar pa asnjë problem.

“Procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë pa kurrfarë votimit, deri tash në votime kanë dal nëntë votues, nga 137 votues gjithsej”, tha Zeneli për Klanin.

Ai njoftoi se votues më shumë ka në mbrëmje.