Policia në Vushtrri sekuestron armë dhe municione, dy persona në pranga
Policia në Vushtrri ka sekuestruar armë dhe municione pas një kontrolli të realizuar në fshatin Shallcë, pas informacioneve për të shtëna me armë zjarri në zonë. Gjatë kontrollit të një vetureje me targa vendore, ku ndodheshin dy persona të dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar: Një armë të gjatë pushkë automatike; Dy pistoleta; 38 fishekë…
Lajme
Policia në Vushtrri ka sekuestruar armë dhe municione pas një kontrolli të realizuar në fshatin Shallcë, pas informacioneve për të shtëna me armë zjarri në zonë.
Gjatë kontrollit të një vetureje me targa vendore, ku ndodheshin dy persona të dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
-
Një armë të gjatë pushkë automatike;
-
Dy pistoleta;
-
38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, ndaj dy personave është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, transmeton lajmi.net.
Ndaj tyre janë iniciuar procedime penale për veprat: “Mbajtje, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”.
Policia ka njoftuar se hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa qytetarët ftohen të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me armë dhe sigurinë publike./lajmi.net/