DnV do të monitorojë balotazhin e nesërm – bën thirrje për proces të qetë dhe demokratik

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që do të mbahet nesër, më 9 nëntor 2025, organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se do të angazhohet me ekipe monitoruese nëpër komuna për të vëzhguar nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor. Përmes një komunikate për media, DnV ka bërë të ditur…

Lajme

08/11/2025 16:26

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që do të mbahet nesër, më 9 nëntor 2025, organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se do të angazhohet me ekipe monitoruese nëpër komuna për të vëzhguar nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor.

Përmes një komunikate për media, DnV ka bërë të ditur se misioni i saj është të kontribuojë në një proces të qetë, të rregullt dhe demokratik, duke siguruar transparencë dhe besueshmëri në administrimin e zgjedhjeve, transmeton lajmi.net.

Sipas organizatës, kryetarët që do të zgjidhen në këtë raund do të udhëheqin komunat për katër vitet e ardhshme, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve përmes shërbimeve publike, zhvillimit urban, arsimit dhe mirëqenies sociale. Prandaj, pjesëmarrja e qytetarëve në votim vlerësohet si thelbësore për të reflektuar vullnetin real të komuniteteve lokale.

DnV gjithashtu u ka bërë thirrje subjekteve politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre që të respektojnë rregullat dhe standardet zgjedhore, duke shmangur çdo formë ndërhyrjeje apo ndikimi të paligjshëm në procesin e votimit.

Në të njëjtën kohë, organizata i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të sigurojë një organizim dhe menaxhim të rregullt e transparent të procesit, ndërsa institucionet e rendit dhe sigurisë publike të garantojnë një ambient të qetë ku qytetarët të mund të votojnë lirshëm dhe pa presion.

Në fund, DnV ka theksuar se zgjedhjet përbëjnë një moment kyç të pjesëmarrjes publike dhe të llogaridhënies demokratike, dhe se roli i secilit qytetar është i rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që do të mbahet nesër, më 9 nëntor 2025, Demokracia në Veprim (DnV), përmes disa ekipeve monitoruese nëpër komuna, do të angazhohet në vëzhgimin e procesit zgjedhor për të kontribuar për një proces zgjedhor të qetë, të rregullt dhe demokratik.

Kryetarët që do të zgjidhen nga ky proces do të udhëheqin komunat për katër vitet e ardhshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve përmes shërbimeve publike, zhvillimit urban, arsimit, mirëqenies sociale dhe prioriteteve zhvillimore në komunitetet lokale. Për këtë arsye, pjesëmarrja e qytetarëve në votim është thelbësore për të siguruar që drejtimi i komunave të reflektojë vullnetin dhe interesat e banorëve.

DnV u bën thirrje subjekteve politike, përfaqësuesve të tyre, kandidatëve dhe mbështetësve në terren që të respektojnë rregullat dhe standardet zgjedhore, duke shmangur çdo formë ndërhyrjeje apo ndikimi të paligjshëm në procesin e votimit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë organizim dhe menaxhim të rregullt e transparent të procesit, si dhe institucioneve përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së zgjedhjeve që të mundësojnë një ambient të qetë dhe të sigurt, ku qytetarët mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar lirshëm dhe pa presion.

Zgjedhjet përbëjnë një moment kyç të pjesëmarrjes publike dhe të llogaridhënies demokratike, dhe roli i secilit qytetar është i rëndësishëm në forcimin e procesit dhe institucioneve të vendit./lajmi.net/