Turqia lëshon urdhërarrest ndaj Benjamin Netanyahut

Turqia ka lëshuar urdhërarreste për 37 anëtarë të udhëheqjes së lartë politike dhe ushtarake të Izraelit, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, me akuzat për “gjenocid”, njoftoi të premten Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit. Akuzat rrjedhin nga dyshimet se operacionet ushtarake izraelite kanë synuar sistematikisht civilët dhe infrastrukturën në Gaza, kanë bllokuar ndihmën humanitare dhe kanë…

Bota

07/11/2025 23:42

Turqia ka lëshuar urdhërarreste për 37 anëtarë të udhëheqjes së lartë politike dhe ushtarake të Izraelit, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, me akuzat për “gjenocid”, njoftoi të premten Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit.

Akuzat rrjedhin nga dyshimet se operacionet ushtarake izraelite kanë synuar sistematikisht civilët dhe infrastrukturën në Gaza, kanë bllokuar ndihmën humanitare dhe kanë penguar aksesin për ndihmë mjekësore.

Hetimi u hap pas ankesave të paraqitura në gjykatat e Stambollit në tetor 2025, shkruan The Jerusalem Post.

Turqia ka kritikuar ashpër fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza, e cila filloi pasi terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin jugor në tetor 2023 dhe vranë rreth 1,200 njerëz dhe rrëmbyen më shumë se 250.