Dogana e Kosovës i zë në ‘offside’ 570 atlete ‘Adidas’ të falsifikuara
Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka ndërmarrë një kontroll të suksesshëm, duke ndaluar një sasi prej 570 palë këpucësh sportive që bartnin shenjat dalluese të markës “Adidas”, të dyshuara si falsifikime. Gjatë kontrollit, oficerët doganorë vunë re se mallrat ishin të kamufluara për të shmangur identifikimin e menjëhershëm të markës, çka ngriti…
Lajme
Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka ndërmarrë një kontroll të suksesshëm, duke ndaluar një sasi prej 570 palë këpucësh sportive që bartnin shenjat dalluese të markës “Adidas”, të dyshuara si falsifikime.
Gjatë kontrollit, oficerët doganorë vunë re se mallrat ishin të kamufluara për të shmangur identifikimin e menjëhershëm të markës, çka ngriti dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, transmeton lajmi.net.
Dogana ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrolle të rrepta dhe bashkëpunim me përfaqësues të markave ndërkombëtare për të mbrojtur tregun vendas./lajmi.net/