Vrasja e dy vëllëzërve në Gollubovc | Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati: Jemi pranë familjes Morina në këtë humbje të madhe
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve të familjes Morina, Naimit dhe Drionit, nga fshati Gollubovc. Në një komunikatë zyrtare, Komuna thekson se ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin. “Jemi pranë jush me dhembje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë. Urojmë që të gjeni forcën për…
Lajme
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve të familjes Morina, Naimit dhe Drionit, nga fshati Gollubovc. Në një komunikatë zyrtare, Komuna thekson se ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin.
“Jemi pranë jush me dhembje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë. Urojmë që të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme,” thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Kastrati dhe Komuna kërkojnë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj tragjedie dhe të sigurojnë që autorët të përballen me ligjin.
“Në cilësinë e Kryetarit të Komunës dhe të të gjitha institucioneve komunale të Malishevës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina nga Golluboci, për humbjen tragjike të dy djemve tuaj. Kjo ngjarje e rëndë na ka tronditur të gjithëve. Jemi pranë jush me dhembje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë. Urojmë që ta gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. Njëkohësisht, kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj tragjedie dhe autorët të përballen me ligjin.”, thuhet në telegramin e komunës së Malishevës.
Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar Astrit Isufin, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të Naim dhe Driton Morinës. Sipas raportimeve, Isufi ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaçicë, por zyrtarët policorë e gjetën rreth orës 06:30. Ai ishte i lënduar dhe menjëherë pas arrestimit mori ndihmë mjekësore.
I dyshuari u dërgua fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për lajmi.net se gjendja shëndetësore e Isufit është stabile dhe se po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme./lajmi.net/