Filmi me Kiarën, Luizi ndan pjesë nga prapaskenat e xhirimit
Këngëtari Luiz Ejlli, ka nxitur sërish entuziazmin e fansave duke ndarë një imazh ekskluziv nga prapaskenat e xhirimeve të projektit të tij të ri kinematografik. Ky film shënon projekin e dytë dhe me rëndësi të veçantë, është i pari ku ai luan si protagonist krah bashkëshortes së tij, moderatores Kiara Tito. Në imazhin e shpërndarë…
ShowBiz
Këngëtari Luiz Ejlli, ka nxitur sërish entuziazmin e fansave duke ndarë një imazh ekskluziv nga prapaskenat e xhirimeve të projektit të tij të ri kinematografik.
Ky film shënon projekin e dytë dhe me rëndësi të veçantë, është i pari ku ai luan si protagonist krah bashkëshortes së tij, moderatores Kiara Tito.
Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Luizi ka zbuluar një skenë të shkurtër të filmuar gjatë natës, ku ai shfaqet me një xhaketë lëkure, duke buzëqeshur në drejtim të kameras.
Kjo pamje, e kapur drejtpërdrejt nga monitori i kamerës, shoqërohet nga fjala shprehëse: “Ecim”.
