“Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi” – Reagon babai i 25-vjeçares nga Gjakova që vdiq në Tetovë

Ka reaguar me dhimbje babai i Daorsa Spahijës, 25-vjeçares nga Gjakova, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbër Spahija shkruan duke ndarë një fotografi të së bijës: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi.”, transmeton lajmi.net. E reja do të varroset nesër në…

Lajme

06/11/2025 21:43

Ka reaguar me dhimbje babai i Daorsa Spahijës, 25-vjeçares nga Gjakova, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbër Spahija shkruan duke ndarë një fotografi të së bijës: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi.”, transmeton lajmi.net.

E reja do të varroset nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës, me fillim nga ora 14:00.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se hetimet janë intensifikuar dhe do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Sipas prokurorisë, të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale./lajmi.net/