Ambasada e Kosovës në Shkup deklarohet për vdekjen e 25-vjeçares kosovare në Tetovë

Një shtetase e Kosovës është gjetur mbrëmë pa shenja jete në një prej lagjeve të Tetovës. Lajmi tanimë është konfirmuar edhe nga Ambasada e Kosovës në Shkup. Ambasada njoftoi se është informuar nga Policia e Tetovës se po e ndjek nga afër rastin në bashkëpunim me autoritetet lokale. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup…

Lajme

06/11/2025 08:46

Një shtetase e Kosovës është gjetur mbrëmë pa shenja jete në një prej lagjeve të Tetovës.

Lajmi tanimë është konfirmuar edhe nga Ambasada e Kosovës në Shkup.

Ambasada njoftoi se është informuar nga Policia e Tetovës se po e ndjek nga afër rastin në bashkëpunim me autoritetet lokale.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/