Abdixhiku kërkon që vendi t‘i kthehet sovranit: Sot propozimi i VV-së po i ngjan monarkisë e jo demokracisë – Çdo orë e humbur në dëm të shtetit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është duke mbajtur konferencë për media, pas propozimit të Glauk Konjufca për mandatar. Abdixhiku, e ka vlerësuar propozimin e tij si monarki duke e krahasuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Konjufcën si “babë e bir”. “Jemi vonë, qeveri të pakicës nuk mund të ketë më…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është duke mbajtur konferencë për media, pas propozimit të Glauk Konjufca për mandatar.
Abdixhiku, e ka vlerësuar propozimin e tij si monarki duke e krahasuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Konjufcën si “babë e bir”.
“Jemi vonë, qeveri të pakicës nuk mund të ketë më në Kosovë. Nga viti 1989 në Kosovë vendos shumica, në demokraci pakicës i thonë opozitë, jo qeveri. Në demokraci pakica nuk e ndan buxhetin e shtetit, nuk kalon ligje dhe nuk imponon politika, kur nuk ka shumicë vendi duhet t’i kthehet sovranit, ajo çka sot na propozohet më shumë se Demokraci i ngjan Monarkisë, monarki mandati i trashëgohet nga babai te i biri, nga Albini te Glauku në demokraci mandati sigurohet…prandaj sot nuk ka peshë asnjë ndikim zhvillimi i brendshëm brenda një partie sot nuk ka rëndësi se çka vendos këshilli i brendshëm i LVV, për LDK ky proces është veç loj politike…, pra për këtë çështje LDK nuk e qan kokën nuk fitohen më betejat në Kosovë me beteja të tilla kjo është çmenduri…
LDK konsideron që çdo ditë e humbur, apo edhe një orë e humbur çdo zvarritje e tillë është me qëllim dëm për buxhet dhe rrezik për stabilitet institucional…, ose je me popull ose je me krizën prandaj në këto rrethana Konjufca me mandatë të trashëguar duhet kuptuar sovrani e kësaj republike duhet të jetë i sinqertë dhe të tregojë se nuk ka shumicë, kjo sjellje po ju them drejtën është marre politike, nuk është fundit i botës se ska shumicë, pra është zvarritje e qëllimshme”, ka deklaruar Konjufca. /Lajmi.net/