Kurti në 9 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Ky krim është një plagë e hapur për popullin e Kosovës

Sot bëhen 9 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendsoje, Astrit Dehari. Për ta përkujtuar atë janë mbajtur edhe homazhe. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi rëndësinë e zbardhjes së rastit të Deharit dhe nevojën që drejtësia të vperojë pas kaq shumë vitesh. “Astrit Deharin do ta kujtojmë sa të jetë jeta, si një…

Lajme

05/11/2025 10:17

Sot bëhen 9 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendsoje, Astrit Dehari.

Për ta përkujtuar atë janë mbajtur edhe homazhe. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi rëndësinë e zbardhjes së rastit të Deharit dhe nevojën që drejtësia të vperojë pas kaq shumë vitesh.

“Astrit Deharin do ta kujtojmë sa të jetë jeta, si një student shembullor i Fakultetit të Mjekësisë dhe aktivist i paepur në Lëvizjen Vetëvendosje.I bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë të bëjë më tepër dhe të angazhohet, sepse ky krim është një plagë e hapur, jo vetëm për familjen Dehari dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por për mbarë popullin e Kosovës dhe Republikën tonë”, tha Kurti.

“S’ka avancim cilësor. Si Qeveri jemi në gjendje gatishmërie, të vullnetshëm dhe të interesuar që ta ndihmojmë Prokurorinë. Mirëpo 9 vjet janë shumë, edhe 9 muaj janë shumë pa u sjell drejtësia”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Qeveria dhe LVV s’mund ta bëjnë punën e Drejtësisë, meqë janë shtylla të ndara të pushtetit.

“Është prokuroria që duhet të bëjë shumë më tepër që të sillet drejtësia. Si Qeveri dhe LVV na kanë në dispozicion, por ne punën e Prokurorisë edhe të sistemit të Drejtësisë s’mund ta bëjmë. Janë shtylla të ndara të pushtetit.Ka shumë mundësi që për këtë rast të hetohet edhe procesi i hetimit. Sepse kur diçka nis mbrapsht, bëhet dyfish më e vështirë që të kthehet mbarë.Si kryeministër unë, aktivistët tanë, ministrat tanë, deputetët tanë, s’mund të bëhen prokuror e gjykatës”, ka thënë Kurti.