Ata na kanë premtuar se do arrijnë t’i përmbahen angazhimeve. Ne po presim që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ka qenë një vit i vështirë për Serbinë sepse ka patur një proces ku u krijua një qeveri e re. Ne duhet të pranojmë që duhet të ketë një ritëm tjetër, në zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me ligjin e ri elektoral”, tha Kos.
Kos: Së shpejti BE mund të heqë sanksionet për Kosovën
Komisionerja për zhvillim, Marta Kos nga Brukseli ka deklaruar se Bashkimi Evropian mund të heqë së shpejti sanksionet e vendosura për Kosovës gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. “Përsa i përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës në progress-raport, ne besojmë se mund t’i heqim këto masa sa më shpejt të jetë…
Lajme
Komisionerja për zhvillim, Marta Kos nga Brukseli ka deklaruar se Bashkimi Evropian mund të heqë së shpejti sanksionet e vendosura për Kosovës gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.
“Përsa i përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës në progress-raport, ne besojmë se mund t’i heqim këto masa sa më shpejt të jetë e mundur, pasi dhe zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe normale”, tha Kos.
E pyetur për progres-raportin e Serbisë, Kos tha se ka kritika, por kontaktet janë të vazhdueshme me qeverinë dhe se pritet që t’i përmbahen angazhimeve.
“Sa i përket Serbisë, progres-raporti është kritik, sigurisht. Nga ana tjetër ne jemi në mënyrë konstante në komunikim me qeverinë, me presidentin Vuçiq.