Syla tallet me VV-në: A qaq i fortë qenka Glauku, ma i fortë se Albini me i bo numrat a?
Gazetari dhe analisti politik Valon Syle ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Vetëvendosjes për të propozuar një mandatar të dytë pas dështimit të Albin Kurtit javën e kaluar. Në një postim në rrjetet sociale, Syle thekson se kjo është vetëm një “tendencë e Albin Kurtit me e mashtru elektoratin sa mbahen zgjedhjet e balotazhit, për…
Lajme
Gazetari dhe analisti politik Valon Syle ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Vetëvendosjes për të propozuar një mandatar të dytë pas dështimit të Albin Kurtit javën e kaluar.
Në një postim në rrjetet sociale, Syle thekson se kjo është vetëm një “tendencë e Albin Kurtit me e mashtru elektoratin sa mbahen zgjedhjet e balotazhit, për me kriju konfuzion te ata që s’marrin vesh se jemi në Qeveri”, transmeton lajmi.net.
Syle thekson se “Albini pikërisht pse po deshiron me i ikë zgjedhjeve me këtë akt nominimi të Glaukut, dhe vet tërheqjes nga Kryeministri, tregon se po e din se ka humb dhe po tenton në çdo formë në çdo kusht me rujt pushtetin”. Analisti shton se kjo strategji ka për qëllim të mbajë “oportunistët afër sa për zgjedhjet lokale, sidomos në Prishtinë e në Mitrovicë”.
Ai përfundon me një mesazh kritik ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se “Zgjedhje të reja, fitore e opozitës dhe qeveri e shpejtë pa Vetëvendosjen është përgjigja e vetme për Albin Kurtin dhe oportunistat e tij që janë në sanksione nga krejt ata që na ndihmuan në çlirim, pavarësim e me mbërri deri këtu”.
Postimi i plotë: