Vetëvendosje pritet që sot të propozoj emrin e Glauk Konjufcës për mandatar
Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kjo mbledhje po mbahet pikërisht një ditë para përfundimit të afatit kushtetues në lidhje me mundësinë që Vetëvendosje të propozoj edhe një emër për mandatar. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se emri të cilin Vetëvendosje do të propozoj sot për mandatar është Glauk Konjufca.…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Kjo mbledhje po mbahet pikërisht një ditë para përfundimit të afatit kushtetues në lidhje me mundësinë që Vetëvendosje të propozoj edhe një emër për mandatar.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se emri të cilin Vetëvendosje do të propozoj sot për mandatar është Glauk Konjufca.
Ish-kryekuvendari Glauk Konjufca pritet që të jetë emri i cili do t’i dorëzohet presidentes Vjosa Osmani, në mënyrë që më pas të thirret seanca për votimin e kabinetit të ri qeveritar.
Ditë më parë, në takimin e mbajtur në mes liderëve të partive politike dhe presidentes Vjosa Osmani, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte bërë kërkesë që t’i jepen edhe disa ditë në mënyrë që si parti fituese e zgjedhjeve të bëjnë edhe një tendencë për të arritur votimin e kabinetit qeveritar në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e dhjetorit.
Osmani tha se Kurti i kishte kërkuar një takim para 5 nëntorit – kur përfundon periudha 10-ditore – për të parë nëse mund të formohet shumica.
Pas kësaj, nga partitë e tjera në këtë takim kishte refuzuar që të tentonin një emër për mandatar.
Kësisoj deri me datë 5, Lëvizja Vetëvendosje parashihej që të bënte veçse publik emrin që propozon për të mandatuar në mënyrë që ai t’i paraqitet edhe presidentes Vjosa Osmani.
Sot, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar veçse presidenten Vjosa Osmani anipse pas takimit nuk u dha asnjë detaj apo deklarim zyrtar.
Glauk Konjufca është emrin që VV-ja ka zgjedhur që të vë në propozim sot, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e gjerë politike në vend e që vendi të mos ketë njëherë zgjedhje të jashtëzakonshme.
Duhet cekur faktin se Konjufca nga Vetëvendosje njihet si figurë që shpesh herë ka përafruar marrëdhëniet e mira me të gjitha partitë e tjerë.
E një deklarim e pati edhe vetë ai në hyrje të mbledhjes.
Glauk Konjufca zgjodhi që të thotë se për çështjen e mandatarit do e shohin kur ai të zbresë poshtë.
Më 26 tetorm Albin Kurti dështoi t’i siguronte 61 vota për formimin e ekzekutivit të ri.
E kjo kjo mbledhje e LVV-së vjen vetëm një ditë para se të kalojë afati 10-ditor i presidentes Vjosa Osmani, për t’i dhënë dikujt mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës apo për të shpallur zgjedhje të reja.
Osmani pati deklaruar hapur se Kushtetuta e obligon që ajo të bëjë çmos që të shmangen zgjedhjet.
Kurti ishte mandatuar më 11 tetor nga Osmani për të formuar ekzekutivin e ri.
Partia e tij ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.
Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera./Lajmi.net/