Plagosja dhe rrëmbimi i shtetasit serb nga xhandarmëria, KFOR-i njofton se si është situata e sigurisë në veri të Kosovës
Një ngjarje aspak e zakonshme u raportua të ketë ndodhur dje në territorin e Kosovës. Një shtetas serb është plagosur dhe rrëmbyer nga serbë, të cilët dyshohet se ishin persona të dyshimtë e pjesë e xhandarmërisë serbe. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, lajmi.net ka pyetur edhe misionin e NATO-s në Kosovë, (KFOR) në…
Lajme
Një ngjarje aspak e zakonshme u raportua të ketë ndodhur dje në territorin e Kosovës.
Një shtetas serb është plagosur dhe rrëmbyer nga serbë, të cilët dyshohet se ishin persona të dyshimtë e pjesë e xhandarmërisë serbe.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar, lajmi.net ka pyetur edhe misionin e NATO-s në Kosovë, (KFOR) në lidhej me situatën e sigurisë.
Sipas KFOR-it, situata e sigurisë në vijën kufitare administrative është e qetë.
KFOR-i po ashtu bëri të ditur se tanimë janë në dijeni për rastin që ndodhi dje.
“Ne jemi në dijeni të këtyre raporteve. Situata e sigurisë në Vijën Kufitare Administrative (ABL) është e qetë”,u tha në përgjigjen e tyre.
Gjithashtu u tha se Policia e Kosovës ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë çështje edhe me KFOR-in.
“Policia e Kosovës ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës me KFOR-in”, u tha tutje.
Pasditen e djeshme, autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për cenim të integritetit territorial pasi u tha se më 1 nëntor kanë pranuar informacionin se në zonën e Leposaviqit një shtetas i Kosovës, nga nacionaliteti serb Milan Vukashinoviq dyshohet se është plagosur deh është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.
Sipas njoftimit të Policisë, vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, qytet në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe.
Në njoftimin e bërë publik, Policia saktësoi faktin se tanimë kanë informuar edhe KFOR-in deh se janë në bashkëpunim për çdo lëvizje.
E pas kësaj një reagim pati edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila deklaroi se bota demokratike duhet reaguar dhe t’i ndalë këto sulem të Serbisë.
Sipas saj, “kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”.
Kurse ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla tha se ky veprim është pjesë e politikave të Serbisë për frikësimin dhe përndjekjen ndaj qytetarëve të cilët nuk i binden regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Sipas saj, “kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme”.
E në lidhje me këtë rast asnjë reagim nuk pati nga Serbia. Madje për këtë s’u deklarua as Policia e as Ministria e Brendshme atje.
KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fshatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.
Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar.
Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.