Abdixhiku ironizon: Falënderojmë VV dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj kritikave që po vijnë nga përfaqësues të Vetëvendosjes, me ironi duke i falënderuar për “kujdesin” ndaj partisë që ai udhëheq. “Falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes që këto ditë po na tregojnë si duhet të udhëhiqet LDK-ja. Por t’i falin mungesën e përgjigjeve, sepse jemi të zënë…

Lajme

03/11/2025 19:30

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj kritikave që po vijnë nga përfaqësues të Vetëvendosjes, me ironi duke i falënderuar për “kujdesin” ndaj partisë që ai udhëheq.

“Falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes që këto ditë po na tregojnë si duhet të udhëhiqet LDK-ja. Por t’i falin mungesën e përgjigjeve, sepse jemi të zënë me 9 gara për fitore,” ka shkruar Abdixhiku.

Ai shtoi se të dielën LDK synon vetëm fitore dhe se partia është e bindur në suksesin e saj.

Reagimi i plotë:

Kur do ta kuptojnë? ‘Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni!’

I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti.

Jemi të bindur se e kanë për “të mirën tonë”.

Por të na mirëkuptojnë e falin për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre. Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë. Të dielen duam veç fitore; dhe na besoni, do të fitojmë!