Përparim Rama: Qeveria pa mandat po përpiqet të blejë vota një javë para balotazhit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimet e sotme të qeverisë, janë përpjekje për blerje votash. Rama tha se qeveria nuk ka mandat për këto vendime. “I mban jashtëligjshëm buxhetin tonë, kemi bërë padi ndaj ministrit dhe tre zyrtarëve. Kjo çka ka ndodhur sot me buxhetin 2026 nga një qeveri pa mandat, është…

Lajme

31/10/2025 21:45

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimet e sotme të qeverisë, janë përpjekje për blerje votash.

Rama tha se qeveria nuk ka mandat për këto vendime.

“I mban jashtëligjshëm buxhetin tonë, kemi bërë padi ndaj ministrit dhe tre zyrtarëve. Kjo çka ka ndodhur sot me buxhetin 2026 nga një qeveri pa mandat, është e pastër një përpjekje për blerje votash, një javë para balotazhit”, tha Rama në RTV21.