Kurti tregon pse e propozoi Dimal Bashën për ministër: Vlera e tij më e madhe do të jetë në ekzekutiv, por po e duan si kryetarkuvendi
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media është pyetur pse Arbërie Nagavci, Rozeta Hajdari e Besnik Bislimi nuk u propozuan nga ai si ministra të Qeverisë Kurti 3. Ai ka thënë se ka të tjera plane për ta dhe se kjo nuk lidhet me një “mosvlerësim” nga ai, shkruan…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media është pyetur pse Arbërie Nagavci, Rozeta Hajdari e Besnik Bislimi nuk u propozuan nga ai si ministra të Qeverisë Kurti 3.
Ai ka thënë se ka të tjera plane për ta dhe se kjo nuk lidhet me një “mosvlerësim” nga ai, shkruan lajmi.net.
“Së pari të gjithë emrat e propozuar për dikasteret qeveritare janë rezultat i analizave tona të brendshme, dhe emrat e përveçëm nuk janë rezultat i një vlerësimi apo mosvlerësimi por kryekëput janë rezultat i fazës që na pret për planet dhe programin tonë. Rrjedhimisht të këtilla plane janë edhe për Rozeta Hajdarin, Arbëri Nagavcin, Besnik Bislimin. Ne do të jemi bashkë në këtë ecjen tonë por kush, ku dhe kur janë diskutime që nuk kanë të bërë me vlerësimin apo mosvlerësimin tim por me faza që na presin. Kemi pas ndërrime të pozitave, dikastereve, dikush që ka qenë deputet është bërë ministër. Do më thënë nuk bëhet fjalë për kurrfarë gjykimi ndëshkues të asaj që kam prezantuar dje”, ka thënë Kurti.
Ai tregoi edhe për “qudinë” që përjetoi edhe vetë Basha kur u prezentua si ministër përderisa është zgjedhur me shumë vështirësi kryetar i Kuvendit.
“Për kryetarin e Kuvendit Dimal Bashën, gjithmonë e kam paramenduar atë në ekzekutiv. Për Kurti 3 e kam paramenduar që ai të jetë në ekzekutiv. Për kryetar të Kuvendit, propozimi i VV-së ka qenë gruaja më e votuar, Albulena Haxhiu por meqë u bë e pamundur të ecim përpara me të dhe në ndërkohë na erdhi aktgjykimi i Kushtetueses i cili ishte për bindjen time të vazhdueshme i çuditshëm, ku thuhej se duhet të provosh 3 herë dhe ne filluam të provonim 3 herë. Dhe në fund u votua Dimali, besoj që Dimali e bënë shumë mirë punën si kryetar kuvendi dhe gjatë kësaj periudhe rreth 2 mujore nuk kam asnjë vërejtje me punën e tij dhe duke qenë në të njëjtin subjekt politik siç jemi ne por besoj që vlera e tij e madhe do të ishte mirë të ishte në ekzekutiv. Dje ishte shanci që Dimal Basha të vinte në ekzekutiv por duket se e duan aty, dhe ishte shanci që të përfundoj mandati Kurti 2 apo 2.5 por edhe njëherë po e potencoj që harmonia e brendshme në VV dhe kabinetin qeveritar kurrë nuk ka qenë më e madhe se tash përkundër emrave që janë ndryshuar sepse për neve vlen kauza”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/