Kurti pas dështimit për formimin e Qeverisë: Asnjëra nga partitë që iu kemi bërë ftesë nuk pranuan të bëjnë një marrëveshje për bashkëqeverisje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media pas dështimit për të formuar dje qeverinë, ka thënë se përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk e dhanë rezultatin. Ndonëse ftesat e dërguara për LDK-në, dhe Nisma, nuk dhanë ndonjë shpresë për një koalicon të mundshëm. “Përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media pas dështimit për të formuar dje qeverinë, ka thënë se përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk e dhanë rezultatin.
Ndonëse ftesat e dërguara për LDK-në, dhe Nisma, nuk dhanë ndonjë shpresë për një koalicon të mundshëm.
“Përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk e dhanë rezultatin që e synuam. Asnjëra nga partitë parlamentare që iu kemi bërë ftesë nuk ka pranuar të bëj një marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse që vota e qytetarit kësaj radhe kishte përcktuar se duhej të kishte një koalicion qeverisës. I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën. LDK refuzon kategorikisht një Qeveri të udhëhequr nga unë kurse Nisma përfundimsht nuk deshi një Qeveri që e udhëheq unë”, deklaroi Kurti.
Tutje ai theksoi se po të ishin pranuar ofertat e LVV-së, nga ana e LDK-së dhe Nismës, sot ndoshta qeveria do të ishte e formuar, ku sipas tij edhe çështjes së Presidentit do t’I jepej zgjidhje.
“Po të pranonin këto dy parti ofertën tonë, ne jo vetëm që do të kishim numrat ta formonim qeverinë, por edhe mund t’i jepnim zgjidhje çështjes së Presidentit që na pret pas 4 muajsh. Duke e parë disponimin e elektoratit të VV-së dhe LDK-së, desha ta shkëpus LDK-në nga PDK-ja. Në vitin 2020 ja arritëm por vetëm pr 51 ditë, e provuam përsëri me lidershipin e ri të LDK-së por pa sukses. Evetmja mënyrë që ata pranonin të bënin Qeveri me ne ishte që edhe PDK-ja të ishte ay brenda për neve kjo është e papranueshme sepse është e dëmshme. Katër vitet e këtij mandati na e kanë dëshmuar që Qeveria është stabile atëhere kur prveç numrave në Kuvend i ka edhe ato në kuti të Kuvendit, dhe se interesat e vendit mbrohen dhe afirmohen më së miri atëherë kur kryeministri dhe Qeveria gëojnë legjitimitet të madh nga populli”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/