Agjencia Anadolu raportoi se një gjykatë në Stamboll lëshoi fletarrestimin gjatë natës për Imamoglun dhe dy të tjerë, përfshirë Merdan Yanardag, kryeredaktorin e kanalit televiziv, Tele1.
Ky kanal, që është kritik ndaj Qeverisë, u mor nën kontrollin e shtetit të premten, pasi u akuzua për spiunazh.
Sipas vendimit të fundit gjyqësor, Imamoglu akuzohet se është përfshirë në korrupsion për mbledhjen e fondeve për kandidaturën e tij për president dhe për spiunazh, përkatësisht për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, tha Anadolu.
Qindra anëtarë dhe të zgjedhur të subjektit kryesor opozitar, Partisë Popullore Republikane (CHP) të Imamoglut po përballen me një sërë akuzash për korrupsion, akuza që cilësohen si të motivuara politikisht.
CHP-ja i mohon akuzat për korrupsion, duke i cilësuar si një përpjekje të Qeverisë për të shmangur kërcënimin zgjedhor ndaj Erdoganit, akuza që mohohen nga Qeveria turke. REL