Rrahje në një diskotekë në Novobërdë: Një i mitur sulmohet nga tre serbë të mitur, pëson lëndime të rënda në nofullën e poshtme
Një rrahje ka ndodhur dje rreth orës 23:00 në diskotekën “Stras” në fshatin Kuvcë e Epërme të Novobërdës. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka thënë se në Polici ka raportuar vëllai i viktimës se vëllai i tij i mitur, derisa ishte në një diskotekë…
Lajme
Një rrahje ka ndodhur dje rreth orës 23:00 në diskotekën “Stras” në fshatin Kuvcë e Epërme të Novobërdës.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se në Polici ka raportuar vëllai i viktimës se vëllai i tij i mitur, derisa ishte në një diskotekë është sulmuar nga tre serbë po ashtu të mitur.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda frakturë në fëlqin e poshtme. Ai me urgjencë është dërguar në emergjencën rajonale në Gjilan ku i është dhënë ndihmë. Të dyshimtit e mitur janë shoqëruar nga policia dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet “lëndim i rëndë trupor” dhe të hetohet nga hetuesit policor të Policisë së Kosovës në procedurë të rregullt”, ka thënë Hashani. /lajmi.net/