Dy herë radhazi Pallatit të Drejtësisë i bie terri- ndalet e vie rryma gjatë seancës për 400 kilogramë kokainë
Për dy herë radhazi në Pallatin e Drejtësisë ra terri. Derisa në njërën prej sallave në këtë pallat po zhvillohej një seancë tejet e rëndësishme aty u ndal energjia-elektrike. Si fillim u ndalua për disa minuta, më pas erdhi , u ndal sërish dhe u kthye. Kësisoj seanca njëherë është ndërprerë, duke pritur që të…

Lajme
Për dy herë radhazi në Pallatin e Drejtësisë ra terri.
Derisa në njërën prej sallave në këtë pallat po zhvillohej një seancë tejet e rëndësishme aty u ndal energjia-elektrike.
Si fillim u ndalua për disa minuta, më pas erdhi , u ndal sërish dhe u kthye.
Kësisoj seanca njëherë është ndërprerë, duke pritur që të vazhdohet pas kthimit të furnizimit me rrymë, raporton lajmi.net.
Pas pak pritet që të filloj seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramë kokainë: Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi Prokuroria po akuzohen se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me një kompani “SEARA”, për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por sipas Prokurorisë në to ishin vendosur substanca narkotike.
Në këtë seancë do të jep dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”.
Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të cilat po u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa i akuzuari Izet Sheqiri kishte thënë se ndihet fajtor vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Sipas aktakuzës të akuzuarit përmes bashkëpunimit me persona nga shteti i Brazilit duke shfrytëzuar kompaninë “MC Food” kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA”, për importimin e produkteve të pulës së ngrirë dhe në brendi të pakove është vendosur substancë narkotike.
Kjo substancë e llojit kokainë u gjet më 17.05.2021, në sasi prej 400 kilogramësh.
Ndërprerja e rrymës bëri që ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit për masakrën e Izbicës, Muhamet Alidemaj- rast i cili është kthyer në rigjykim. Seanca pritet të vazhdojë pasi furnizimi me rrymë është kthyer.
Disa seanca tjera, sikurse ishte ajo për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit nën dyshimin për dallavere me tenderë, u vendos të mbahet në zyrë të gjyqtarit, për shkak se në sallën e paraparë s’kishte kushte në mungesë të energjisë./Lajmi.net/