5 kinezë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohet i mituri serb që i shoqëroi
Një i dyshuar i mitur, shtetas i Serbisë, është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, pasi po shoqëronte pesë shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë. Siç thotë policia, kjo për t’u drejtuar më pas në Maqedoninë e Veriut. Pas intervistimit, i dyshuari është…

Lajme
Një i dyshuar i mitur, shtetas i Serbisë, është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, pasi po shoqëronte pesë shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë.
Siç thotë policia, kjo për t’u drejtuar më pas në Maqedoninë e Veriut.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa migrantët janë depërtuar në Serbi.
”Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi ai nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinezë në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”.