Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova në epiqendër
Këshilli i Sigurimit sot diskuton për raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për Kosovën. Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018. Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të…

Lajme
Këshilli i Sigurimit sot diskuton për raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për Kosovën.
Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018. Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit.
Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, ka nisur raportimin mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.
Shin ka treguar për zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.
Kosova dhe Bashkimi Evropian, pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.