Shtyhet sërish seanca për të akuzuarit në rastin “Banjska” – mungon dëshmitarja serbe

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska” është shtyrë edhe një herë, për shkak të mungesës së dëshmitare serbe, Dragana Antonijeviq që ishte paraparë të dëgjohej sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Sipas trupit gjykues, dëshmitarja nuk ka arritur të paraqitet në seancë duke pamundësuar vijimin e procesit në këtë fazë, raporton lajmi.net Gjykata…

Lajme

21/10/2025 10:20

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska” është shtyrë edhe një herë, për shkak të mungesës së dëshmitare serbe, Dragana Antonijeviq që ishte paraparë të dëgjohej sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sipas trupit gjykues, dëshmitarja nuk ka arritur të paraqitet në seancë duke pamundësuar vijimin e procesit në këtë fazë, raporton lajmi.net

Gjykata bëri të ditur se seanca e radhës u caktua të mbahet me 27 tetor me fillim nga ora 09:00.

Të akuzuarit në këtë rast përballen me akuza të rënda në lidhje me ngjarjet e shtatorit 2023 në fshatin Banjska të Zveçanit, ku ndodhi një përplasje e armatosur mes një grupi të armatosur serb dhe Policisë së Kosovës./Lajmi.net/