Gërvalla përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në New York për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë. “Ministrja Gërvalla do të…

Lajme
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në New York për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.
“Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional”, ka njoftuar Ministria e Jashtme.
Seanca për Kosovën në KS të OKB-së do të mbahet sot prej orës 10:00 sipas kohës lokale në New York ose në 16:00 në Kosovë.