Arrestohet një burrë në Klinë për sulm ndaj motrës – viktima dërgohet në strehimore
Një burrë kosovar është arrestuar sot në qytetin e Klinës nën dyshimin për sulm fizik ndaj motrës së tij. Sipas Policisë, incidenti është raportuar rreth orës 13:00, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, raporton lajmi.net Pas sulmit, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe, me kërkesën e saj, është vendosur në një strehimore…

Lajme
Një burrë kosovar është arrestuar sot në qytetin e Klinës nën dyshimin për sulm fizik ndaj motrës së tij.
Sipas Policisë, incidenti është raportuar rreth orës 13:00, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, raporton lajmi.net
Pas sulmit, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe, me kërkesën e saj, është vendosur në një strehimore për mbrojtje të mëtejme. Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet si dhunë në familje, ndërsa autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë angazhimin për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje në përputhje me ligjin./Lajmi.net/