Tre persona të armatosur kapen në zonë të mbrojtur në Zubin Potok
Zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Kërligatë, komuna Zubin Potok, kanë hasur në një automjet me tre persona të dyshimtë, përkatësisht V.H. (1993), F.S. (1997) dhe V.S. (1990). Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje verbale me zyrtarët e pylltarisë, këta të fundit (viktimat) janë paraqitur në stacionin…

Lajme
Zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Kërligatë, komuna Zubin Potok, kanë hasur në një automjet me tre persona të dyshimtë, përkatësisht V.H. (1993), F.S. (1997) dhe V.S. (1990).
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje verbale me zyrtarët e pylltarisë, këta të fundit (viktimat) janë paraqitur në stacionin policor për të dhënë deklaratat. Ndërkohë, të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Zubin Potok, ku kanë dorëzuar vullnetarisht disa armë dhe pajisje.
“3 pushkë gjuetie, 1 pistoletë, 25 fishekë të armëve përkatëse, 1 radiodore. Nga hetimet fillestare është konstatuar se zona ku u ndaluan të dyshuarit është zonë e mbrojtur, ku gjuetia është rreptësisht e ndaluar.
Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit. Ndërkohë, ndaj tyre janë iniciuar rastet për dy vepra penale Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe gjueti e kundërligjshme.