Rasti Banjska, tre të akuzuarit sillen në sallën e gjyqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot kanë dal para Gjykatës tre të akuzuarit në rastin Banjska, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së…

Lajme

20/10/2025 09:49

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot kanë dal para Gjykatës tre të akuzuarit në rastin Banjska, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Millan Radoiçiq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Millan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ata janë në kërkim të INTERPOL-it e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Millan Radoçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.