Përfundon numërimi i votave me postë në Prizren, Abrashi 28 vota më shumë se Totaj

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për komunën e Prizrenit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i PDK-së njëherësh kryetari aktual Shaqir Totaj, i ka marrë 566 vota apo 31.73 për qind. Kurse, kundërkandidati nga VV-ja Artan Abrashi, i ka 594 vota apo 33.30 për qind. Dallimi mes Abrashit dhe Totajt, është vetëm 28…

Lajme

19/10/2025 17:34

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për komunën e Prizrenit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i PDK-së njëherësh kryetari aktual Shaqir Totaj, i ka marrë 566 vota apo 31.73 për qind.

Kurse, kundërkandidati nga VV-ja Artan Abrashi, i ka 594 vota apo 33.30 për qind.

Dallimi mes Abrashit dhe Totajt, është vetëm 28 vota.

E kandidati nga LDK-ja Driton Selmanaj, ka marrë 203 vota 11.38 për qind të votave.

Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi, do të garojnë për postin e të parit të Prizrenit në balotazhin e 9 nëntorit.