Zgjedhjet në RMV, arrestohet anëtari i këshillit zgjedhor në Çair

Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në ambientet e shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit. Kryetari i njësisë zgjedhore 2938, Sabri Ramadani tha se policia nuk i dha asnjë arsyetim për personin në fjalë. “Është arrestuar një anëtar i këshillit zgjedhor nga administrata, pa më dhënë asnjë arsyetim pse është arrestuar.…

Lajme

19/10/2025 17:32

Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në ambientet e shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.

Kryetari i njësisë zgjedhore 2938, Sabri Ramadani tha se policia nuk i dha asnjë arsyetim për personin në fjalë.

“Është arrestuar një anëtar i këshillit zgjedhor nga administrata, pa më dhënë asnjë arsyetim pse është arrestuar. E kemi zëvendësuar me dikë tjetër. Nuk më tregoi policia asnjë arsyetim, nuk e di pse ka ndodhur”, tha Ramadani për KlanKosova.

“Sipas informacioneve ai është arrestuar në kohën e pauzës”, tha më tej ai.