Hajni vjedh para në një market të Gjilanit, kërcënoi punëtoren me thikë

Nën kërcënimin e thikës, një grua dyshohet se u grabit në një dyqan ku po punonte, në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka grabitur paratë nga arka ku po punonte viktima, derisa sipas njoftimit, nuk raportohet për të lënduar. Njoftimi i plotë: Dyshohet se në marketin…

Lajme

19/10/2025 10:06

Nën kërcënimin e thikës, një grua dyshohet se u grabit në një dyqan ku po punonte, në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka grabitur paratë nga arka ku po punonte viktima, derisa sipas njoftimit, nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i plotë:

Dyshohet se në marketin ku ishte duke punuar viktima f/k. ka hyrë një person i dyshuar, i panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur viktimës f/k paratë nga arka. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime nga njësitet kompetente policore.