Oficeri i FSK-së diplomon në Amerikë
Kapiten, Kreshnik Dreshaj ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu u bë e ditur nga një postim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rrjetin social “Facebook”. Sipas këtij njoftimi, trajnimi kishte për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për…

Lajme
Kapiten, Kreshnik Dreshaj ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu u bë e ditur nga një postim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rrjetin social “Facebook”.
Sipas këtij njoftimi, trajnimi kishte për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje e drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.
“FSK po ngrit kapacitetet profesionale me ndihmën e partnerëve dhe me standardat me të larta të vendeve të NATO-s”.