Tre persona të lënduar në një aksident mes dy automjeteve në Bresje

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Bresje. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 19:30 në Bresje ka ndodhur një aksident…

Lajme

17/10/2025 22:40

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Bresje.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:30 në Bresje ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka bërë të ditur Ahmeti.