Arrestohet 33-vjeçari në aeroportin e Prishtinës- I dënuar për 7 vepra penale, kërkohej edhe për 4 të tjera
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme në aeroportin e Prishtinës, ka arrestuar një person, i cili është dënuar për 7 vepra penale, dhe i kërkuar për 4 të tjera. Nga policia është theksuar se i arrestuari është A.P, 33 vjeçar. Njoftimi: Arrestohet një person i dënuar për 7 vepra penale dhe i…

Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme në aeroportin e Prishtinës, ka arrestuar një person, i cili është dënuar për 7 vepra penale, dhe i kërkuar për 4 të tjera.
Nga policia është theksuar se i arrestuari është A.P, 33 vjeçar.
Njoftimi:
Arrestohet një person i dënuar për 7 vepra penale dhe i kërkuar për 4 të tjera
Prishtinë, 17 Tetor 2025 – Sot në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar për disa vepra penale.
-A.P. mashkull, 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vite burgim për veprat penale: Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë.
I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit.