“M’kanë çu njerëz – qe 6 muaj”, Haradinaj tregon për tentimin e LVV për numrat

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi në Pressing në T7 se në rrethanat aktuale “duket që do të ketë zgjedhje”, duke shtuar se nuk ka zgjidhje tjetër. Sipas tij, Kurti nuk do të mund ta krijojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. “Qe gjashtë muaj, më kanë çu njerëz nuk kam pranu as me…

Lajme

15/10/2025 23:51

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi në Pressing në T7 se në rrethanat aktuale “duket që do të ketë zgjedhje”, duke shtuar se nuk ka zgjidhje tjetër.

Sipas tij, Kurti nuk do të mund ta krijojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.

“Qe gjashtë muaj, më kanë çu njerëz nuk kam pranu as me u taku…Nuk kemi asnjë arsye në këto rrethana me pa prap kryeministër Albin Kurtin. Nëse i kemi pas 100 vërejtje para 6 muajsh, sot i kemi 110…”, tha Haradinaj.

Sipas Daut Haradinaj, para festave të fundvitit vendi do të shkojë në zgjedhje.