Zbulohen mallra të padeklaruara në tri raste të ndara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Gjatë fundjavës, oficerët doganorë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Kosovës, kanë zbuluar tri raste të ndara të tentim-importit të mallrave të padeklaruara, gjatë kontrolleve rutinë të pasagjerëve në hyrje të territorit doganor të Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficeret doganor përmes pajisjeve moderne të skanimit X-Ray, kanë identifikuar…

Lajme
Gjatë fundjavës, oficerët doganorë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Kosovës, kanë zbuluar tri raste të ndara të tentim-importit të mallrave të padeklaruara, gjatë kontrolleve rutinë të pasagjerëve në hyrje të territorit doganor të Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficeret doganor përmes pajisjeve moderne të skanimit X-Ray, kanë identifikuar mallra me vlerë të konsiderueshme që tentonin të futeshin në vend pa u deklaruar dhe pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Llojet e mallrave të ndaluara përfshijnë:
- Pajisje teknologjike: “Apple 17 Pro dhe Pro Max”, Mac Mini Desktop Computer me M4 chip, kamera MXBRIO WEB për konferenca 4K Ultra HD, altoparlantë Sonos ERA100, si dhe disk për ruajtje të të dhënave WD Black 4TB.
- Medikamente për trajtimin e sëmundjeve të rënda shëndetësore, të cilat janë tentuar të futen në Kosovë përmes transportit ajror pa poseduar licencat përkatëse të importit.
“Vlera totale e mallrave të ndaluara vlerësohet të jetë mbi 20,000 euro, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse të parapara me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës. Mallrat ndodhen nën mbikëqyrje doganore, deri në përfundimin e procedurave. Dogana e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në parandalimin e çdo tentative për shmangie doganore, duke garantuar zbatimin e plotë të ligjit dhe mbrojtjen e tregut dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Njoftimi i plotë: