Dy të lënduar nga një aksident në Peran të Podujevës
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime 2 persona, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.
Nga ky aksident kanë pësuar lëndime 2 persona, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/