Ambasadori i BE-së në Kosovë mirëpret zhvillimin paqësor të zgjedhjeve: Mbulimi mediatik i drejtë dhe gjithëpërfshirës kontribuoi në një proces transparent

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav ka mirëpritur zhvillimin e rundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i konsideroi paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse. Ai, siç njoftoi BE-ja në Kosovë, tha se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, duke kërkuar të…

Lajme

13/10/2025 15:38

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav ka mirëpritur zhvillimin e rundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i konsideroi paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse.

Ai, siç njoftoi BE-ja në Kosovë, tha se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, duke kërkuar të njëjtën në rundin e dytë të zgjedhjeve.

“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, mirëpriti sot zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke vënë në dukje se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, dhe se e njëjta pritet edhe në raundin e dytë”, thuhet në reagim.