“Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”- Presidenti Trump përfundon fjalimin në Parlamentin izraelit
Presidenti amerikan, Donald Trump është pritur me duartrokitje dhe festë në Parlamentin e Izraelit në Jerusalem, teksa e ka nisur fjalimin. “Vend i mirë, njëmend vend i mirë”, ka thënë ai. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”. “Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump është pritur me duartrokitje dhe festë në Parlamentin e Izraelit në Jerusalem, teksa e ka nisur fjalimin.
“Vend i mirë, njëmend vend i mirë”, ka thënë ai.
“Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”.
“Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë”.
“Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.
Përgjatë fjalimit, i cili është ndërprerë për pak, Trump ka thënë se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re.
Ai e ka falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që i kanë lehtësuar negociatat.
Tani do të jetë “koha e artë për Izraelin, koha e artë për gjithë rajonin”, ka deklaruar Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përfunduar fjalimin e tij në Parlamentin izraelit, ku deklaroi se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re.
Trump e përmbylli fjalimin duke thënë se “që nga dita e parë kur u krijua Izraeli modern, ne kemi qëndruar së bashku në kohë të vështira dhe në fitore e humbje”.
“Dhe, gjatë kësaj jave, përkundër të gjitha, ne e kemi arritur të pamundurën dhe i sollëm pengjet në shtëpi”.
Gjatë qëndrimit në Izrael, ai do të takohet me familjarët e pengjeve, para se të niset për në Egjipt për të nisur një samit për paqe në Lindjen e Mesme. Në këtë samit pritet të marrin pjesë 20 udhëheqës të shteteve më të fuqishme në botë.
Para Parlamentit izraelit, Trump foli edhe se si shtetet e Lindjes së Mesme nuk duhet të krijojnë armiq, por të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.
Sipas udhëheqësit amerikan “në vend që të krijojnë armë”, shtetet e këtij rajoni duhet të përqendrohen që të ndërtojnë shkolla, të investojnë në shëndetësi, industri dhe inteligjencë artificiale.
“Edhe ndaj Iranit, regjimi i të cilit ka shkaktuar aq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e zgjatur”, tha presidenti Trump.