Përfundon procesi zgjedhor, Kurti falënderon ata që e mbështetën VV-në: Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pasi ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale në Kosovë. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar edhe njëherë kulturën demokratike, duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi, shkruan lajmi.net. Kurti ka falënderuar të gjithë ata që mbështetën VV-në dhe kandidatët…

Lajme

12/10/2025 19:54

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pasi ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar edhe njëherë kulturën demokratike, duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi, shkruan lajmi.net.

Kurti ka falënderuar të gjithë ata që mbështetën VV-në dhe kandidatët e tyre nëpër komuna.

“Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara. Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: