Haxhiu: Katër komuna shkojnë pa balotazh, në Mitrovicë rezultati ka qenë i njëjti nga mëngjesi- në Prishtinë e Drenas është dramë

Baton Haxhiu është deklaruar pak para publikimit të exit-pollit në lidhje me rezultatet e para në zgjedhjet komunale. Ai theksoi se të dhënat e para nga tereni tregojnë se kush po udhëheq në komunat kryesore të Kosovës. “Diku ka ora 16:30 fillon ta marrë atë të paradites, rrjedhën e paradites rezultati i parë që është…

Lajme

12/10/2025 18:48

Baton Haxhiu është deklaruar pak para publikimit të exit-pollit në lidhje me rezultatet e para në zgjedhjet komunale.

Ai theksoi se të dhënat e para nga tereni tregojnë se kush po udhëheq në komunat kryesore të Kosovës.

“Diku ka ora 16:30 fillon ta marrë atë të paradites, rrjedhën e paradites rezultati i parë që është marrë në 10,11,12 e kështu me radhë. Rezultate dhe beteja në disa komuna ka qenë sidomos prej orës 14:40 deri në ora 16:30 beteja sidomos në Prishtinë rezultati ka qenë dramatik”, deklaroi Haxhiu në T7, transmeton lajmi.net.

Ai tha se beteja e Drenasit është gjatë gjithë ditës për 1%, 2% një betejë dramatike. Pra me Prishtinën aty-aty mbetet.

“Komuna e cila s’ka lujt hiç Mitrovica rezultatin nga mëngjesi. Mitrovica e ka pas rezultatin 2, 1% . Jo me ndrru renditjen. Në Mitrovicë s’ka pas betejë, pro dramë”,tha ai.

Po ashtu u theksua se katër komuna shkojnë pa balotazh./Lajmi.net/