Në Gjilan dhe Kamenicë dyshohet për cenim të fshehtësisë së votimit

Kosova është në minutat e fundit të përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale. Në përgjithësi procesi është cilësuar si i qetë, por me disa raste të incidenteve në disa komuna. Incidente u raportuan edhe në Gjilan dhe Kamenicë ku dyshohet për cenim të fshehtësisë së votimit. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e…

Lajme

12/10/2025 18:22

Kosova është në minutat e fundit të përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Në përgjithësi procesi është cilësuar si i qetë, por me disa raste të incidenteve në disa komuna.

Incidente u raportuan edhe në Gjilan dhe Kamenicë ku dyshohet për cenim të fshehtësisë së votimit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se Prokurori i Shtetit do ta hetojë nëse ka vepër penale.

“Janë katër raste, në fakt janë vetëm shënime zyrtare nuk ka rast policor. Prokurori i Shtetit e ka parë, mbetet të vërtetohet a ka vepër penale apo jo…Janë vetëm shënime zyrtare, për hetim të mëtutjeshëm se a ka apo jo… Dy raste janë në Gjilan dhe dy në Kamenicë”, tha Hashani.

Sipas koordinatores nacionale për zgjedhje, prokurores Laura Pula deri ora 16:00 janë raportuar tetë raste si incidente në zgjedhje. Ajo konfirmoi se nuk është arrestuar asnjë person për keqpërdorim të votës në këto zgjedhje lokale, deri në mesditë.