Tre të arrestuar në Fushë-Kosovë, asistuan qytetarët në votim

Tre persona janë arrestuar në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë. Personat e arrestuar dyshohet se ushtruan detyrën e “asistentit” në votimin e personave votues. Tutje thuhet se që të tre janë raportuar te organet e rendit, prej nga erdhi edhe arrestimi i tyre. “I katërti, sipas informacioneve të mia gjendet lart momentalisht, dhe së shpejti…

Lajme

12/10/2025 15:29

Tre persona janë arrestuar në shkollën “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Personat e arrestuar dyshohet se ushtruan detyrën e “asistentit” në votimin e personave votues.

Tutje thuhet se që të tre janë raportuar te organet e rendit, prej nga erdhi edhe arrestimi i tyre.

“I katërti, sipas informacioneve të mia gjendet lart momentalisht, dhe së shpejti pritet të dalë dhe të shoqërohet në stacionin e policisë”, bëhet e ditur.