Zgjedhjet lokale në Kosovë: Ja ku dhe kur votojnë liderët politikë të vendit

Të dielën, qytetarët e Kosovës votojnë në zgjedhjet lokale për përfaqësuesit komunalë. Edhe liderët kryesorë politikë të vendit pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në qendrat përkatëse. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të votojë në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në ora 10:00. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, do të…

Lajme

11/10/2025 23:14

Të dielën, qytetarët e Kosovës votojnë në zgjedhjet lokale për përfaqësuesit komunalë. Edhe liderët kryesorë politikë të vendit pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në qendrat përkatëse.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të votojë në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në ora 10:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, do të votojë në ora 13:00, në Shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj.

Kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosje-s, Albin Kurti, do të votojë më herët, në ora 09:00, në Fakultetin Juridik, po ashtu në Prishtinë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, do të votojë në ora 10:00 në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

Në ora 10:30, voton edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëshorten e tij, Albina Kastrati Abdixhiku, në Shkollën Fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të jetë ndër të parët që votojnë. Ai do të ushtrojë të drejtën e votës në ora 08:00, në Shkollën “Heronjtë e Dukagjinit”, në Gllogjan.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj nesër do të votojë në ora 11:00 në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë!

Zgjedhjet lokale të 2025-ës konsiderohen tejet të rëndësishme për të gjitha partitë politike në Kosovë, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve pritet të jetë vendimtare për balancat politike në nivel komunal./lajmi.net/