Vetaksident në Kashicë të Istogut, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë, komuna e Istogut, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin…

Lajme

11/10/2025 19:14

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë, komuna e Istogut, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit”, tha Gashi.

Policia është duke e trajtuar rastin, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim e sipër./lajmi.net/