Kurti me gjuhë skandaloze në Prishtinë – e lidh votimin me gijotinën për prerje kokash si ndëshkim për Përparim Ramën

Albin Kurti ka vazhduar me përmbajtje ekstreme kundër kandidatëve që kanë sfiduar kandidatët e tij nëpër komuna. Një deklaratë ekstreme dhe shumë të rëndë e ka bërë kundër Përparim Ramës në tubimin që po e mban në Prishtinë. Ai ka thënë se kutia e votimit e ka imazhin e gijotinës. Gijotina në mesjetë përdorej për…

Lajme

11/10/2025 19:07

Albin Kurti ka vazhduar me përmbajtje ekstreme kundër kandidatëve që kanë sfiduar kandidatët e tij nëpër komuna.

Një deklaratë ekstreme dhe shumë të rëndë e ka bërë kundër Përparim Ramës në tubimin që po e mban në Prishtinë.

Ai ka thënë se kutia e votimit e ka imazhin e gijotinës. Gijotina në mesjetë përdorej për prerje kokash për të dënuarit apo kriminelët.

“Në kohërat bashkëkohore kutia e votimit për zgjedhje demokratike e ka edhe pak imazhin e gijotinës me fletvotim në kuti”, ka thënë Kurti në tubim.

“Qytetarët duhet ta ndëshkojnë këtë kryetar [Përparim Ramën] me votë nesër, përderisa një ditë të kemi prokurori të hajrit dhe gjyqësor efikas”, ka thënë Kurti.